Deputeti i VV-së publikon pamje të policit nga spitali që dyshohet se u plagos nga Lushtakët - Gazeta Express
string(92) "deputeti-i-vv-se-publikon-pamje-te-policit-nga-spitali-qe-dyshohet-se-u-plagos-nga-lushtaket"

Lajme

Gazeta Express

06/07/2022 12:32

Deputeti i VV-së publikon pamje të policit nga spitali që dyshohet se u plagos nga Lushtakët

Lajme

Gazeta Express

06/07/2022 12:32

Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, anëtarë të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, Mefail Bajqinovci dhe Arbër Rexhaj, e kanë vizituar në spital policin e plagosur të shtunën në Skënderaj.

Deputeti Rexhaj në një postim në Facebook ka njoftuar se njëri nga policët tashmë është liruar nga QKUK-ja, ndërsa policit që dyshohet se u plagos me armë zjarri i kanë uruar shërim të shpejtë.

Lexo Edhe:

“Uniforma e shtetit duhet të respektohet”, ka shkruar Rexhaj në postim.

Postimi i tij i plotë:

Në cilësinë e deputetëve dhe të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, së bashku me kolegun tim Mefail Bajqinovci vizituam policët e lënduar në Qendrën Klinike Universitare, të cilit i uruam shërim të shpejtë!

Njëri nga dy policët e lënduar në Skënderaj ishte liruar nga QKUK për trajtim në shtëpi.

Uniforma e shtetit duhet të respektohet!

Të shtunën në Skënderaj u plagosën dy policë, ku sipas prokurorisë, i përfshirë në këtë incident është ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Lushtaku bashkë me disa familjarë të tij. Plagosja e dyfishtë dyshohet se motiv kishte shqiptimin e një tikete të trafikut ndaj një familjari të Lushtakut.

Kujtojmë se ish-nënkryetarit të komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtakut, dhe të pandehurve të tjerë, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. /Express/