Deputeti i PDK'së: Sveçla ka vendosur kamera dhe përgjues në institucione - Gazeta Express
string(71) "deputeti-i-pdkse-svecla-ka-vendosur-kamera-dhe-pergjues-ne-institucione"

Gazeta Express

05/06/2020 20:44

Deputeti i PDK’së: Sveçla ka vendosur kamera dhe përgjues në institucione

Gazeta Express

05/06/2020 20:44

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka denoncuar publikisht ish-ministrin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, për vendosjen e pajisjeve përgjuese në institucionet e vendit, duke cenuar privatësinë e punonjësve publikë.

Hoxha ka shkruar në faqen e tij në Facebook se krahas marrjes së të dhënave personale të qytetarëve të Kosovës në PTK, Xhelal Sveçla, ish-ushtrues detyre i ministrit të Punëve të Brendshme, ka vendosur ilegalisht kamera që regjistrojnë zërin e punonjësve në institucione.

Lexo Edhe:

Ai ka ftuar urgjentisht ndërhyrjen e Prokurorisë që të merret me këtë rast.

Deklarata e plotë e deputetit Sejdi Hoxha:

Ende pa kaluar 24 orë nga dorëzimi i detyrave të ish qeverisë Kurti, po dalin në sipërfaqe abuzimet dhe skandalet e pista.

Sot po konfirmohen pretendimet e ngritura nga PDK-ja për veprimet skandaloze të Albin Kurtit, Haki Abazit dhe Xhelal Sveçlës për të vjedhur të dhënat e qyetarëve dhe cënuar privatësinë e tyre duke hyrë ilegalisht para disa javësh në dhomën e përgjimeve në PTK.

Ky grup, sikur të mos mjaftohej me këtë abuzim, ka vazhduar me keqpërdorime të tjera të cilat cenojnë rëndë jetën private dhe liritë e qytetareve të Kosovës. Duke ditur rolin dhe rëndësinë qe ka Ministria e Punëve të Brendshme, ish Ministri Sveçla ka instaluar kamera te sigurisë te cilat regjistrojnë pamjet dhe zërin brenda dhe jashtë objekteve zyrtare.

Në institucionet e tjera publike, kamerat e vendosura regjistrojnë vetëm pamjen por jo edhe zërin, ish Ministri Sveçla per qëllime të Partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, duke e keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, ka vendosur kundërligjshëm këto pajisje.

Ky veprim kriminal dhe i rrezikshëm ka për qëllim të frikësoj dhe të shantazhoj secilin punonjës, familje e qytetarë të Kosovës për qëllime të ulëta politike.

Ftoj të gjitha organet ligjore, në veçanti policinë dhe prokurorinë, që menjëherë ti nisin hetimet për këtë rast dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme të cilat parandalojnë keqpërdorimin e privatësisë së punonjësve dhe të parandalojnë çfarëdo shantazhi e keqpërdorimi të mundshëm.