Deputeti i LVV-së i del kundër Vitisë për shtesat prej 60 eurove - Gazeta Express
string(64) "deputeti-i-lvv-se-i-del-kunder-vitise-per-shtesat-prej-60-eurove"

Deputeti i LVV-së i del kundër Vitisë për shtesat prej 60 eurove

Lajme

Gazeta Express

26/08/2021 21:17

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e Listës Guxo, Burim Karameta i ka dalur kundër ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me shtesat prej 60 eurove për stafin mjekësor.

Karameta i thotë Vitisë të marrë guximin dhe t’u kërkojë falje qytetarëve e mantelbardhëve, sepse sipas tij, do të çlirohej sadopak.

Lexo Edhe:

“Jo lëmoshë, as ndihmë, as përkëdhelje, por jo as 60€ për mantelbardhët. Edhe 600€ po të ishin, nuk do të ishin të mjaftueshme. Mjekësia, mjekët, infermierët dhe i tërë personeli mbështetës, meritojnë përkrahje dinjitoze e identitare.

I nderuar z. Vitia, mbase jeni lodhur, mbase ju ka humbur koncentrimi për t’u marrë me çështje ministrore, por që duhet të definonit pozicionet e tua politke kjo s’ka dyshim. Një veprim i tillë nga ana juaj duhet ndërmarrë, ngase në të kundërtën do të dobësoheshit akoma më shumë në vendimmarrje që përkojnë me nevojat qytetare”, shkroi Karameta në Facebook.

Ai madje thotë se më nuk do t’i dalë në mborjtje gjeravë që janë në dëm të qytetarëve.

Postimi i plotë i Karametës pa ndërhyrje:

Letër e hapur ministrit Vitia

Jo lëmoshë, as ndihmë, as përkëdhelje, por jo as 60€ për mantelbardhët. Edhe 600€ po të ishin, nuk do të ishin të mjaftueshme. Mjekësia, mjekët, infermierët dhe i tërë personeli mbështetës, meritojnë përkrahje dinjitoze e identitare.

I nderuar z. Vitia, mbase jeni lodhur, mbase ju ka humbur koncentrimi për t’u marrë me çështje ministrore, por që duhet të definonit pozicionet e tua politke kjo s’ka dyshim. Një veprim i tillë nga ana juaj duhet ndërmarrë, ngase në të kundërtën do të dobësoheshit akoma më shumë në vendimmarrje që përkojnë me nevojat qytetare.

I nderuar Ministër, ndonjëherë mbështetjen dhe mbrojtjen për tjetrin mund t’a japim për asye të respektit ndaj marrëveshjeve dhe besnikërisë, siç e kemi bërë në rastin tënd kur ishit pak vonë me vakcinat, shumë të vonshëm me insulinat (për diabetikët), e mbase tash vonë edhe me heparinat dhe eritropoetinat (per pacientë në dializë).

Pra, tani mjaftë është mjaftë!!!

Më as për hatër të besnikërisë nuk do t’i dalë në mbrojtje gjërave që janë në dëm të qytetarëve.

Gjithashtu, z. Vitia, nuk lejoj dhe në fakt nuk do të duhej as ti të lejosh që mantelbardhët, apo thënë më saktë, kolegët e tu dhe të mi, të trajtohen kështu siç jeni duke i trajtuar ju. Ata nuk kanë nevojë për lëmoshën tënde, ata kanë nevojë t’u paguhet haku, hak i cili është i qullur në djersë e mund, për të mirën dhe shëndetin e qytetarëve.