Deputeti i LDK’së deklarohet për zhvillimet e fundit rreth koalicionit - Gazeta Express
string(69) "deputeti-i-ldkse-deklarohet-per-zhvillimet-e-fundit-rreth-koalicionit"

Gazeta Express

26/01/2020 19:09

Deputeti i LDK’së deklarohet për zhvillimet e fundit rreth koalicionit

Gazeta Express

26/01/2020 19:09

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi, në një prononcim ka komentuar zhvillimet e fundit sa i përket negociatave për arritjen e marrëveshjes LDK-VV.

Rexhepi nuk ka dhënë shumë detaje nëse ka pasur ndonjë ofertë së fundit të VV’së, por ka theksuar me bindje se marrëveshja duhet të arrihet.

Lexo Edhe:

Ai madje ka paralajmëruar në mënyrë të tërthortë se nesër mund të kemi zhvillime të reja dhe se gjatë kësaj jave duhet të finalizohet marrëveshja.

“Këto formula rreth marrëveshjes nuk i di dhe nuk mundem të jap vlerësim për to por ajo që mund të them është se dy palët kanë hapësira për ta zgjidh këtë problem dhe për të mos e vonuar më tej. Ma e mira që duhet të bëhej është që nesër ditë e hënë në orën 12 të mbahej një konferencë dhe të thuhej u morëm vesh”, thotë ai.

“Formula me të cilën do të merreshin vesh nuk ka rëndësi, e rëndësishme është që të merren vesh të dy palët. Unë besoj që ma e rëndësishme asht marrëveshja e plotë dhe do të ishte mirë që të bëhej nesër, nëse kanë mundësi, ose me e paralajmëruar këtë javë, dhe javën e tjetër të mbahej Kuvendi dhe kjo do të ishte më e mira për Kosovën”

Ne do të pranojmë çdo marrëveshje për të cilën do të dakordohen të dy grupet tona punuese” ka thënë Rexhepi për Gazeta Blic.