Deputeti i AAK'së propozon nëntë hapa për shpëtimin ekonomisë - Gazeta Express
string(60) "deputeti-i-aakse-propozon-nente-hapa-per-shpetimin-ekonomise"

Deputeti i AAK’së propozon nëntë hapa për shpëtimin ekonomisë

Gazeta Express

22/03/2020 11:34

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, ka propozuar nëntë hapa që sipas tij do të shpëtojnë ekonominë e Kosovës

Abrashi thekson se një ndër pikat është dhënia e granteve për mikro bizneset dhe bizneset e vogla si dhe bizneset me të vetëpunësuar.

Lexo Edhe:

Sipas Abrashit, nëntë pikat e propozuara nga ai do të shpëtonion ekonomin e vendit në kohën kur Kosova po përballet me virusin Covid-19.

Lexioni të plotë shkrimi e tij:

Beteja për shëndetin e njeriut BASHKË me betejën për mbrojtjen e ekonomisë!

Është më se e qartë se beteja me Covid-19 do të shkaktojë recesion të ekonomisë në nivelin global por edhe në atë nacional.

Siç e potencoi edhe Kancelarja Merkel, Coronavirusi po nxitë një situatë më të jashtëzakonshme ekonomike se kriza bankare e vitit 2008.

Vetëkarantinimi i shteteve të Ballkanit, i atyre Evropiane dhe SHBA-ve, do të shkaktoj dëme të mëdha në ekonomitë e vendeve që kanë kufizuar në maksimum jetën sociale të qytetarëve, duke goditur rëndë sektore të caktuara dhe dëmtuar veçanërisht bizneset e vogla dhe të mesme, që do të manifestohet me rritjen e papunësisë dhe krizën sociale.

Vetëm Avio Kompanitë botërore paralajmerojnë dëmin në mbi 113 Miliardë Dollarë si pasojë e anulimit të fluturimeve në mbrojtje prej përhapjes së Covid-19 dhe kjo tashmë paraqet krizë.

Bursat ndërkombëtare janë trazuar, gjatë javës së kaluar, çmimet e akcioneve kanë rënë në nivele aq të ulëta të cilat nuk janë parë gjatë krizës së vitit 2008, investitorët për shkak të përhapjes së Coronavirusit po hezitojnë të investojnë duke parashikuar dëmet në ekonomi që po ndërmirren si pasojë e pandemisë.

Masat kufizuese të cilat po i ndërrmarin shtetet, e edhe ne, janë të domosdoshme, por në masë të madhe do të ndikojnë në ekonominë e tyre e sigurisht edhe në ekonominë e Kosovës.

Andaj, luftën duhet ta bëjmë në dy fronte, duke marrë masat për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve dhe masat për ruajtjen e ekonomisë dhe të të punësuarve.

Qeveria duhet urgjentisht të formojë një Task Force me ekonomistët më të shquar të vendit për të hartuar planin e shpëtimit të vendeve të punës dhe sektoreve të biznesit që po atakohen nga situata e krijuar dhe reagimi të jetë i menjëhershëm, duke pasë parasysh vulnerabilitetin e bizneseve të Kosovës, që kryesisht janë biznese të vogla dhe të mesme, biznese me përvojë relativisht të shkurtër dhe të ndjeshme në çdo oscilim më të vogël të tregut.

Është koha për unifikim të spektrit politik dhe veprimeve të përgjegjshme të secilit prej nesh.

Shtetet tashmë kanë reaguar, Gjermania ka ndarë fondin prej 500 Miliardë Eurove për mbështetje të ekonomisë së vendit. Franca ka ndarë fondin emergjent për ekonominë në vlerë prej 40 Miliardë Eurove, duke paralajmëruar se vlera do të rritet sipas nevojës. Izraeli reagon me 14 Miliardë Euro për ndihmë ekonomisë, kurse SHBA-të kanë ndarë 1000 Dollarë për kokë banori, që i bie 328 Miliardë Dollarë, në mbështetje të bizneseve që do të rrezikohen nga masat e ndërmarra në luftë me Coronavirusin.

Buxheti i votuar i Kosovës, në këto rrethana është i paqëndrueshëm dhe joreal. Prioritetet kanë ndryshuar radikalisht dhe me urgjencë duhet të bëhet rishikimi i buxhetit duke përcaktuar prioritetet në bazë të situates së krijuar dhe nga aty të ndahet fondi i veçantë për mbështtjen e ekonomisë së Kosovës, me një synim madhor, që të sigurojmë qëndrueshmërinë e bizneseve dhe ruajtjen e vendeve të punës.

Qeveria e Danimarkës që tani ka vendosur që do të paguaj 75% të pagave të sektorit privat për vendet e punës të cilat po rrezikohen nga kriza e Coronavirusit, nëse punëdhënësit garantojnë që do ti mbajnë punëtorët, përkundër faktit se aktiviteti i tyre do të kërkoj shkurtim të vendeve të punës.

BANKA Qendrore Evropiane dhe ajo BRITANIKE, në model të Bankës Federale Amerikane, kanë zbritur interesat bankare në minimum për të nxitur investimet dhe qarkullimin e parasë, duke sygjeruar shteteve anëtare në shqyrtimin e politikave fiskale në interes të mbrojtjes së ekonomisë.

Sigurisht se këto masa financiare dhe fiskale kërkojnë edhe masa direkte tek bizneset të goditura nga masat e marra në luftë me coronavirusin, e që do të mund të jenë:

1.            Riprogramimi dhe ngrirja e përkohëshme e kredive pa kamata ndëshkuese për biznese, por jo duke e lënë këtë në vullnetin e bankave komerciale.

2.            Shtyerja për një afat së paku 3 mujor, e jo 45 ditë, e pagesave të tatimeve dhe kontributeve pa kamata ndëshkuese;

3.            Sigurimi i Kredive te veçanta pa interes dhe me grejsperiudhë për rikuperim;

4.            Mbështetja e bizneseve në pagesat e qirave dhe pagave të punëtorëve për kohë të caktuar;

5.            Grante për mikro bizneset dhe bizneset e vogla si dhe bizneset me të vetëpunësuar;

6.            Ndihmë në organizim të punës së sigurtë dhe grant për shpenzimet ekstra të kompanive për të përmbushur kushtet higjieno sanitare në luftë me coronavirusun për companitë e IT dhe call centrat që të mund të vazhdojnë sa më parë punën;

7.            Sigurimi i tansportit të sigurtë ndërurban dhe nën masa mbrojtëse adekuate për punëtorët që posaqërisht gravitojnë nga një komunë në tjetrën;

8.            Mbështetja e prodhuesve vendorë dhe prodhimit të tyre që të mund të plotësohen nevojat e tregut me produktet vendore në kohën e limitimit të furnizimit nga jashtë;

9.            Shpërndarja e menjëhershme e subvencioneve të parapara për bujqësi dhe blegtori.

Dhe masat e tjera mëse të domosdoshme që ta ruajmë ekonominë tonë edhe ashtu të brishtë.

Lufta për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të vendit duhet të zhvillohet njëkohësisht me luftën për të mbrojtur ekonominë e vendit dhe vendet e punës.