Deputeti i AAK-së: Në Gjermani rikonfirmohet se s’ka ndryshim të kufijve


Gazeta Express
5 Qershor 2019 15:24

Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme udhëton për në Berlin. Atje nesër do ta zhvillojë një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel. E nga ky takim, Qeveria Haradinaj prej që të rikonfirmohet qëndrimi i Gjermanisë për liberalizimin e vizave.

Kështu ka deklaruar deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj.

“Takimi i kryeministrit Haradinaj me kancelaren gjermane Merkel përfundimisht përcakton dhe rikonfirmon fuqishëm se s’ka ndryshim të kufijve. Po ashtu nesër rikonfirmohet qëndrimi i Gjermanisë për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Selmanaj.

Ai tutje ka deklaruar se taksa nuk hiqet pa njohje.

Ndërkaq, dje Gazeta Express ka publikuar njoftimin zyrtar që e ka lëshuar Zyra e kancerales Merkel.

Aty thuhet se në takim do të flitet për raportet e Gjermanisë me Kosovën si dhe marrëdhëniet Kosovë – Serbi. /Express/

Te fundit


Kthehu lart