Deputeti i AAK’së ankohet për çmimin e perimeve, i çon porosi ministrit të Tregtisë


Gazeta Express
22 Prill 2019 23:48

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj, ka thënë se kur kanë kaluar shumë vite pas luftës në Kosovë, “është për keqardhje” që ende shitësit funksionojnë pa kuponë fiskalë.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka shfaqur indinjatën e tij për disa perime të blera nga një shitës ambulant, të cilat sipas tij i kushtuar 78 euro.

”Besoni apo jo, këto perime të blera sot në Pejë, tek një shitës ambulant më kanë kushtuar plot 78 euro. Nuk është me rëndësi vlera e paguar, sa është për keqardhje që kaq shumë vite pas lufte, e shtetësie, ende marketet tona paguajnë pa kupona fiskalë, pa çmime të produkteve e pa dhënie llogarie tek blerësi”.

“E kam fituar bindjen se shumë shitës në Kosovë caktojnë shumën e produkteve në bazë të dukjes së veturave apo tabelave të regjistrimit që kanë. I bëj thirrje ministrit Endrit Shala që të ndërmerrë masa dhe në të gjitha tregjet e Kosovës dhe shitjeve ambulantive të vendosen çmimet e produkteve sepse kështu respektohet konsumatori dhe shteti”, shkruan Dreshaj.

Te fundit


Kthehu lart