Deputeti demokrat shpërthen në akuza e ofendime ndaj ish kolegëve në PD: “Bibilushat e Bashës!”


Gazeta Express
20 Prill 2019 19:48

Vendosi që të mos japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, por këtë të shtunë demokrati Myslim Murrizi nuk është përmbajtur fare në akuzat në adresë të kolegëve që tashmë e kanë dorëzuar pushtetin e deputetit.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” Murrizi i ka cilësuar disa nga ish kolegët e tij si “bibilushët e Bashës”

Myslim Murrizi i është adresuar në ofendime e sulme ish deputetëve Klevis Balliu, Ored Bylykbashi, sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi por edhe të “vjetër” në PD si Edi Paloka e Edmond Spaho.

Gazetarja e ka pyetur se përse gjith ky mbllef për ish kolegët e selisë blu.

-Shumë mllef keni për të ish-kolegët tuaj, që keni kaluar shumë kohë bashkë.

Murrizi: Si kam qenë unë gjithë kohën me Gaz Bardhin. Unë 29 vjet në PD, Gazi kalama kopshti. Ma thuaj një emër ti mua nga ata që kanë qenë aty. Mos ai që del te unaza (Klevis Balliun)

As Paloka nuk ka qenë deputet në ‘97, por në 2005 u bë.  Edhe Spaho nuk ka qenë.

Situata politike, zgjedhjet lokale dhe gjendja e opozitës

Murrizi ka folur po ashtu edhe për zgjedhjet lokale, duke deklaruar se nëse PD nuk hyn në zgjedhje do të rrezikojë shkrirjen si parti politike. Sipas deputetit, lënia e mandateve e bojkoti janë një tjetër variant i çadrës së 2017, vetëm se në formatin “veror” të saj.

Murrizi: Shqiptarët kërkojnë ndryshimin. Unë iu bëj thirrje demokratëve të mos bojkotojnë zgjedhjet. Edhe në çadër na tha Basha se nuk ka marrëveshje. Edhe kjo është një çadër, por nga ajo verorja.

Unë nuk shkoj në parti me porosi të askujt. Mua nuk më marrin as prej hunde dhe as prej dore.

 Unë do të mbështes çdo kandidat që  do të dalë në garë. Ervin Salianji ka qenë kundër djegies së mandateve. Mos-hyrja në zgjedhje është shkrirje e Partisë Demokratike.  Atë ditë kam qenë këtu në studio dhe kam thënë  se nuk e dorëzoj mandatin.  Myslim Murrizi do të jetë sërish.  Basha është kopja e keqe e opozitës për Ramën në pushtet. Unë e kam me shkeljen e rregullave brenda familjeve. Demokratët duhet të regojnë për ata që kanë marrë peng partinë.

Do të votoj çdo demokrat që do shoh në listë. Do votoj për një kandidat që është në listën e PD.Në 2017 është tjetërsuar vullneti i zgjedhësve. Politika është kalbur. Po të jetë sistem maxhoritar, do të jetë më e kontrolluar. Rama, ndërkombëtaret dhe ne i bëjmë 84 vota. Shqiptarët  janë me mllef me këtë sistem që kemi nga të gjitha partitë./Express

Te fundit


Kthehu lart