Ministrat e Qeverisë Haradinaj nuk shkojnë për ta kryer betimin në Kuvend - Gazeta Express
string(70) "deputetet-ministra-te-pdkse-nuk-shkojne-per-ta-kryer-betimin-ne-kuvend"

Ministrat e Qeverisë Haradinaj nuk shkojnë për ta kryer betimin në Kuvend

Gazeta Express

26/12/2019 15:57

Ministrat e Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj, përveç Bedri Hamzës, nuk po marrin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe rrjedhimisht nuk do të betohen si deputetë, raporton Gazeta Express

Në seancën e sotme konstituive nuk do të marrin pjesë ministrat që kanë fituar mandatet për deputetë të Kosovës, përveç ministrit në detyrë të Financave, Bedri Hamzës.

Lexo Edhe:

Kjo pasi që këta ministra kanë vendosur që të mos betohen që të ruajnë mandatin e ministrit.

Mirëpo, seanca konstituive nuk konsiderohet e mbyllur pa u emëruar kryetari i Kuvendit, e që rrjedhimisht, pasi që nuk ka marrëveshje për kreun e Kuvendit nga LDK-ja e VV-ja, seanca nuk mbyllet sot.

Analisti Artan Murati, ndërkaq, ka sqaruar për Gazetën Express se sipas Kushtetutës, seanca nuk konsiderohet e mbyllur pa u emëruar nënkryetarët e Kuvendit e kryeparlamentari, edhe nëse në parim betohen deputetët.

“Sipas Kushtetutës seanca nuk konsiderohet e mbyllur pa u bërë zgjedhja e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve, pra Kryesisë së re të Kuvendit, që është pikë e tretë e rendit të ditës. Edhe nëse betohen deputetët, nuk do të thotë që përmbyllet seanca dhe qeveria në detyrë e vazhdon punën”, ka thënë Murati.

Ai ka sqaruar se ministrat në detyrë, në rast se betohen për deputetë nuk mund të vazhdojnë mandatin si deputetë, pa u përmbyllur seanca, e që roli i tyre mbetet deri në përfundim të kësaj legjislature si ministra në detyrë.

Ndryshe, sot seanca konstituive ka filluar në orën 15:00 dhe ka tri pika të rëndit të ditës.

Pikë e parë e seancës do të jetë formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, për t’u pasuar me betimin e deputetëve.

Seanca konstituive përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit. /GazetaExpress/