Deputetët kërkojnë rritje të pagave për infermierët


Gazeta Express
18 Qershor 2019 11:13

Komisioni për Shëndetësi ka biseduar lidhur me shqyrtimin e ndryshim-plotësimi i Ligjit për Këshillin Ekonomik-Social.

Me 5 vota për dhe dy abstenime projektligji është përcjellë për në seancë, raporton EO.

Ndërsa pikat e tjera nuk janë diskutuar pasi ka munguar ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

“E kemi proceduar në komisionet e përhershme, e miratojmë e japim të drejtën që ky ligj të shkojë në seancë për lexim të dytë. 5 vota për, dy abstenim, projektligji përcillet për në seancë. Pika 5 të ndryshme, është biseduar për rritjen e koeficientit për paga”, tha kryesuesja e Komisionit Besa Baftiu.

Ajo ka thënë se do të punojnë për rritje të koeficientit për paga.

“Sindikata e mamive profesionistëve të njëjtat kërkesa për moszbatimin e kontratës kolektive ka të bëjë me ligjin e pagave. Kërkesa e infermierëve është që ne si Komision të marrim iniciativë për plotësim-ndryshimin e këtij amendamenti. Si Komision i kemi shqyrtuar të gjitha kërkesat. Ka kalua ligji, tash sa mundemi me bërë një plotësim-ndryshim, infermierët me pas koeficientin më të lartë ashtu jam edhe sot”.

Fatmire Kollçaku ka thënë se lidhje me koeficientin duhet biseduar me ministrin.

“Unë si e kam kuptua ka me qenë komision në Qeveri me shikua në detaje koeficientin, unë mendoj që ne nuk ju përgjigjemi këtu e pyesim ministrin. Duhet ta ftojmë ministrin dhe ta pyesim konkretisht edhe një herë për koeficientin. Në këtë moment e kemi të pamundur me ndërhy, duhet t’i shohim me shumë kujdes gjithë koeficientet”.

Bekim Haxhiu ka thënë se infermierëve duhet t’u rritet paga, por jo të barazohen me infermierët me baçelor.

“Edhe pse komisioni i ka dhënë mbështetje amendamentit tim, në seancë nuk ka ndodhur e njëjta. Unë jam t’u rritet paga infermierëve, në veçanti të atyre me baçelor”.

Te fundit


Kthehu lart