Deputetët emërojnë anëtarin ndërkombëtar në KSHC - Gazeta Express
string(48) "deputetet-emerojne-anetarin-nderkombetar-ne-kshc"

Lajme

Gazeta Express

19/10/2021 17:01

Deputetët emërojnë anëtarin ndërkombëtar në KSHC

Lajme

Gazeta Express

19/10/2021 17:01

Kuvendi i Kosovës me 66 vota ka emëruar anëtarin ndërkombëtar në Këshillin Shtetëror të Cilësisë me mandat pesëvjeçar.

Duke qenë se votimi për këtë anëtar nuk ka qenë në rendin e ditës për seancën e sotme, kryetari i Komisionit për Arsim, Ardian Gola, tha se duhet të trajtohet me urgjencë pasi që ka disa programe të doktoratës që rrezikojnë të mos mund të pranojnë studentë nëse nuk bëhet akreditimi i tyre.

Lexo Edhe:

Ndonëse partitë opozitare e kanë përkrahur emërimin e këtij anëtari, kanë pasur kritika se pse është sjellë me vonesë votimi në Kuvend.

Nga KSHC kohë më parë kishin dhënë dorëheqje tre anëtarët ndërkombëtarë, pasi refuzuan të deklaronin pasurinë sipas ligjeve të Kosovës.