Deputetët e VV’së dhe PDK’së kapen në Frontal për renditjen e partive


Gazeta Express
13 Gusht 2019 17:57

Deputeti i Vetëvendosjes, Sali Zyba dhe deputetja nga radhët e PDK’së, Ganimete Musliu janë përplasur për subjektet e tyre në emisionin Frontal të T7.

Zyba ka thënë se sipas të gjitha sondazheve, Partia Demokratike e Kosovës nuk del si një tri partitë e para nga Kosova.

“PDK nuk është as partia e parë, as e dyta, as e treta. Është parti e katërt dhe nuk flasim për subjekte të vogla” , ka thënë Zyba.

Ndërkaq Musliu thotë se partisë së saj renditjen ia jep vetëm elektorati i saj, e që sic shprehet deputetja, nuk e kanë zhgënjyer asnjëherë.

“PDK rëndësinë e rënditjes tabelare ia kushton vec elektoratit të saj”, ka thënë Musliu.

Deputetja thotë se PDK po shkon në zgjedhje shumë e relaksuar dhe se është e sigurt se do t’i fitojnë ato.

“PDK asnjhëerë nuk ka shkuar asnjëherë më e relaksuar në zgjedhje se deri më tash. Kryeministër do të jetë Kadri Veseli”, është shprehur Musliu.

Ajo tutje ka thënë se VV ka shkaktuar armiq të brendshëm e ka linçuar njerëz që ishin brenda subjektit.

“Të gjithë deputeteve iu keni bërë linçime, i keni sjellë para një situate të vështirë. Të gjithë ata që kanë dalë nga VV”. /Express/

Te fundit


Kthehu lart