Deponia e rrezikshme me bërllok që po rrezikon disa fshatra të Pejës - Gazeta Express
string(68) "deponia-e-rrezikshme-me-berllok-qe-po-rrezikon-disa-fshatra-te-pejes"

Deponia e rrezikshme me bërllok që po rrezikon disa fshatra të Pejës

Gazeta Express

31/05/2020 17:23

Banorët e fshatrave të rajonit të Pejës: Lutogllava, Sverka e Thatë, Terstenik, Nabërgjan, Budisalc janë në hall me një deponi bërlloku që po rrezikon jetën. Një pjesë e këtyre banorëve kanë edhe shtëpitë afër deponisë.

Banorët kanë dërguar foto në adresë të Gazetës Express dhe janë ankuar se është duke iu rrezikuar jeta. Kanë thënë se nuk e kanë të sigurt as punimin e tokës pasi po depërtojnë edhe ujërat në drejtim të arave të tyre.

Lexo Edhe:

Zyrtarët të Komunës së Pejës kishin thënë më herët për Express se s’mund ta mbyllin deponinë por do ta mirëmbajnë.