Depay buzë kalimit në Barcelonë, pasi Lyoni e zbret çmimin e tij - Gazeta Express
string(63) "depay-buze-kalimit-ne-barcelone-pasi-lyoni-e-zbret-cmimin-e-tij"

Depay buzë kalimit në Barcelonë, pasi Lyoni e zbret çmimin e tij

Gazeta Express

29/09/2020 14:54

Memphis Depay është gjithnjë e më afër kalimit në Barcelonë këtë afat kalimtar veror, pas vendimit të Lyonit për ta zbritur çmimin e tij.

Klubi francez, i goditur rëndë financiarisht nga pandemia koronavirus, pritet të pranojë ofertë më të vogël nga Barcelona për anësorin holandez, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Depay ka marrëveshje me Lyonin vetëm deri në fund të këtij sezoni, prandaj klubi i Ligue 1 nuk dëshiron ta humbasë pa asnjë qindarkë verën e ardhshme.

Sipas gazetës prestigjioze franceze, L’Equipe, Lyoni është i hapur t’i dëgjojë ofertat edhe më të ulëta se 25 milionë euro për Depay, që nënkupton se mundësitë e Barçës janë rritur dukshëm tani.

Ai është dëshirë e trajnerit të ri të Barçës Ronald Koeman, nën urdhrat e të cilit ka luajtur deri vonë në ekipin kombëtar holandez. /Gazeta Express/