Denoncon Berisha: Drejtori i Policisë së Fierit i dehur në timon, përplas për vdekje një qytetar


Gazeta Express
18 Korrik 2019 20:58

Sipas ish- kryeministrit Sali Berisha drejtori i policisë së Fierit ka aksidentuar për vdekje një qytetar.

Ai shkruan se ministri Lleshaj dhe drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu fshehin ngjarjen.

Nuk dihet ende nëse një rast i tillë është i vërtetë, pasi nga ana e policisë nuk ka pasur reagim paraprak.

POSTIMI I BERISHËS

Narkokomisari Famoz Andon Marko shtyp për vdekje qytetarin!

Gjeneral Kanabisi dhe badiguardi i Eskobarit të Ballkanit, Geron Veliaj fshehin aksidentin tragjik.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Prsh Doktor Berisha, doja t’ju informoja se drejtori i policisë së Fierit Andon Marko pardje në darke në datë 16.07.2019 rreth orës 10 të darkës te kthesa e Vajkanit autostradën Fier-Lushnjë duke qenë i dehur me raki si përditë ka goditur një person me makinën e tij të punës duke e lënë të vdekur në vend dhe Policia e ka mbajtur të fshehur ngjarjen dhe s’ka dalë as në media.

Ne për një birrë na fusin në burg kurse vet këta vrasin njerëz në rrugë dhe s’u hyn gjemb në këmbë. Ju lutem anonim se nga këta çfarë nuk pret.

Ndërkohë në lidhje me këtë aksident dy ditë më parë policia e Fierit në njoftimin paraprak nuk jepte të dhëna në lidhje me drejtuesin e mjetit, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes pasi shtypi për vdekje një person me biçikletë.

“Sot rreth orës 21:35, në aksin rrugor Lushnje –Fier, në vendin e quajtur “Vajkan” një mjet i paidentifikuar ka goditur shtetasin Sh.I, 63 vjeç, banues në Fier, i cili po udhëtonte me biçikletë. Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja” njofton policia dy ditë më parë./Express

Te fundit


Kthehu lart