Denoncimi i fortë i deputetit të PD: Si u krijua kompania për të vjedhur mbi 100 euro në sektorin e karburanteve


Gazeta Express
16 Korrik 2019 14:20

Ish- deputeti i PD-së Agron Shehaj në një dalje publike ka bërë një denoncim të fortë kundër qeverisë dhe kompanisë “Noa Kontroll” e cilas sipas tij është krijuar me qëllim që të marrë një tender për kontrollin e pompave të karburanteve në të gjithë vendin.

Sipas Shehajt kompania është krijuar më 2015 dhe brenda vitit ka bërë propozim të pakërkuar për të marrë në formën e koncesionit kontrollin e pompave të karburanteve. Kontrolli bëhej nga shteti me një normë fitimi prej 5 mln eurosh në vit, ndërsa koncesioni parashikonte që t’ja jepte kompanisë këtë detyrë për 20 vite me rradhë.

Koncesioni u shty për shkak të një përplasje ligjore të përftuar nga një tjetër kompani (Penzoil trading SA) e cila i kërkoi gjykatës të shihte barazinë në tenderin në fjalë. Apeli vendosi se tenderi ishte i pavlefshëm, ndërsa qeveria iu rikthye më vonë po të njëjtit koncension duke urdhëruar një sërë ndryshimesh për krijimin e një tjetër koncesioni ku fitues del sërish Noa Kontroll.

Shehaj: Kompania është krijuar në 2015, një vit pas krijimit bën propozimin e pakërkuar për të marrë koncesionin. Në qershor të 2018 qeveria pranon ofertën e pakërkuar duke i dhënë kompanisë dhe një bonus.

Kompania është krijuar enkas për të marrë këtë koncesion. Investimi për këtë koncesion është vetëm 600 mijë euro dhe përfitimi është tejet i lartë, mbi 100 mln euro. Kohëzgjatja e koncesionit prej 20 vitesh është e madhe dhe e pajustifikuar./Express

Te fundit


Kthehu lart