Denoncimi i demokratit: Në vetëm 3 muaj, trau në “Rrugën e Kombit” i ka marrë shqiptarëve 10 mln euro


Gazeta Express
23 Korrik 2019 20:06

Ish deputeti i PD-së Agron Shehaj ka bërë një denoncim në lidhje me koncesionin për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, aks i cili që prej vitit të shkuar është kthyer me pagesë.

Demokrati i referohet shifrave të fitimit që ka bërë kompania që do e mbajë koncesionin për 35 vite, duke thënë se vetëm në 3 muaj, ajo ka fituar afro 10 mln euro. Sipas ish deputetit, këto para kanë shkuar në xhepat e miqve të kryeministrit përmes një takse që godet shqiptarët.

STATUSI:

Shqipëria nuk është e varfër, por vidhet çdo ditë nga Rama dhe klientët e tij. Ky është bilanci i kompanisë që ka me koncesion mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit. Vetëm për vitin 2018, kompania ka fituar rreth 10 milionë euro. Para që u janë marrë qytetarëve nga taksa e kalimit, por edhe nga Buxheti i Shtetit.

Trau në Rrugën e Kombit është vendosur në Shtator të 2018 dhe ortakët e Kompanisë do fusin në xhep 10 milionë euro vetëm në 3 muaj e gjysëm punë, me një marzh fitimi prej afro 40%.

Ky është vetëm viti i parë i një koncesioni që do të zgjasë 35 vjet. Dhe pēr 35 vjet qytetarët do paguajnë nga xhepi për fitimet e majme të koncesionarit.

Ky është mashtrimi i Edi Ramës. Ai tha që koncesioni duhej për të mirëmbajtur Rrugën e Kombit por në të vërtet duhet për të pasuruar atë dhe miqtë e tij.

Kjo është një provë e qartë pse Rama ka përdorur masivisht PPP-të, pavarësisht kritikave të Bankës Botërore, FMN-në dhe Departamentit Amerikan të Shtetit: të vjedhë shqiptarët për të pasuruar veten dhe për të konsoliduar pushtetin personal.

Partia Demokratike do të ndjekë paratë për çdo koncension të padrejtë dhe do vendosi para drejtësisë të gjithë pushtetarët grabitqarë dhe ortakët e tyre.

Te fundit


Kthehu lart