Denoncimi i Berishës: Gjykata e ka lënë të lirë, por policia po mban ‘peng’ prej 8 ditësh kosovarin


Gazeta Express
14 Gusht 2019 21:24

Ish- kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncimi këtë të mërkurë, ku sulmon policinë e Durrësit në lidhje me një rast të një shtetasi nga Kosova, i ndaluar dhe më pas i liruar me vendim gjykate.

Por sipas Berishës dhe denoncimit të vetë qytetarit, policia pavarësisht vendimit të gjykatës e mban prej 8 ditësh në komisariat shqiptarin dhe nuk e lejon të ikë.

Postimi i Sali Berishës:

Prej 8 ditesh mbahet peng ne narkokomisariat.

E liron gjykata e apelit por narkohorrat me uniforme -e mbajne peng prej 8 ditesh ne komisariat qytetarin

Per narkoshtetin gjykata dhe ligji nuk ekzistojne! Sb

pershendetje o doktor jukisha lut mem ndihmu jam florim sadiku nga mitrovica jam ne burgun e duuresit jam i arrestum nga policia e edi ramnes per nje llogari te rumanis te kalim kufirit ilegal kam mbaru denimin me 3 korrik jam mbajt ne burg pa drejtsisht jam liru nga gjykate e apelit mer daten 7 gusht mkan njerr jasht qelis jam tu u mbajt nbe zyret e drejtoris se burgut sikur nje peng pa asni nje vendim vendimin per lirim ka jep gjykata e apelit me daten 7 gusht julutem me ndihmoni mi sjellkni medjat se spokam munci qysh aqs me kon me kontaktu ju lutem me ndihmoni se skam tjeter shpres vetem se tek ty mi sjellni medjat se si me mbajn peng ne zyre qe 8 dite pa la pa sen hiq jam i tmerrruar ju lutem me ndihmoni nje polic me la tete qkruj sepse kam ndalim edhe komunikim me gjdo kend

Te fundit


Kthehu lart