Onkologu kosovar: Koronavirusi i fshehtë, e lehtë shpërndarja e tij - Gazeta Express
string(65) "onkologu-kosovar-koronavirusi-i-fshehte-e-lehte-shperndarja-e-tij"

Onkologu kosovar: Koronavirusi i fshehtë, e lehtë shpërndarja e tij

Gazeta Express

25/02/2020 10:10

Mbi 200 persona janë prekur me koronavirus në Itali brenda një kohe të shkurtër, ndërsa dje pasdite janë regjistruar 7 viktima. Përhapja e virusit në Italinë e afërt dhe me ndërlidhje të shumanshme me botën shqiptare e me Kosovën ka alarmuar institucionet kompetente të vendit, të cilat kanë shtuar masat mbrojtëse.

Mjekët thonë se përhapja e koronavirusit do të ishte sfidë për vendin, shkruan sot Zëri.

Lexo Edhe:

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Ekrem Hyseni, i cili njëherësh është edhe mjek, ka thënë për “Zërin” se në vend nuk është regjistruar asnjë rast me koronavirus, por kanë filluar të merren masa edhe më intensive. Ai është shprehur se ky virus është i fshehur dhe qytetarët mund ta shpërndajnë atë duke mos e ditur se janë të prekur.

Sipas tij, menaxhimi i këtij virusi për Kosovën është sfidë. “Deri në këtë moment nuk mendoj se ka ndonjë rrezik shumë të madh për Kosovën, për shkak që ato pjesë në Itali janë izoluar, por duhet të jemi vigjilentë dhe të përgatitur, sepse kjo mund të jetë e fshehur dhe njerëzit mund të mos e dinë që e kanë dhe ta shpërndajnë atë. Për fat të mirë deri tani nuk kemi asnjë rast në Kosovë. Dyshimet që kanë qenë kanë dalë negative”, ka theksuar ai.

Hyseni ka thënë më tutje se vendi duhet të marrë edhe masa të tjera ditëve në vijim. “Mendoj që Kosova ka nevojë të marrë edhe masa të tjera dhe ato duhet të shtohen në ditët në vijim. Ne kemi nevojë edhe Diagnostikën ta forcojmë pak, por sido që të jetë është një epidemi, e cila po përhapet në botë dhe ditët në vijim do të jenë shumë me rëndësi. Sot do të jetë njëra prej temave kryesore koronavirusi dhe do të diskutohen masat e shpejta, që duhet të merren”, ka thënë ai