Një burrë australian, i cili e kishte dhunuar seksualisht tri herë nënën e vet përderisa ishte nën ndikimin e drogës metamfetaminë është dënuar me 17 vjet burgim.
Personi, emri i të cilit nuk mund të publikohet për shkak të mbrojtjes së identitetit të viktimës, ishte i dehur dhe nën ndikimin e substancës narkotike metamfetaminë, kur ishte kthyer në shtëpi në Pilbara të Australisë perëndimore në nëntor të vitit të kaluar.
Kur ishte kthyer në shtëpi, i dënuari e kishte goditur nënën në ijë me një gyp të plastikës së fortë. Ky sulm kishte bërë që gruaja 56-vjeçare të rrëzohej në tokë.
Më pas, ai e tërhoqi nënën për flokësh deri në dhomën e gjumit dhe e dhunoi seksualisht tri herë, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.
Pas këtij dhunimi, ai e rrëzoi gruan nga shtrati në dysheme dhe vetë shkoi të flinte në një dhomë tjetër, duke e lënë nënën duke bërtitur deri në mëngjes me një asht të thyer, kur viktima kishte arritur ta merrte një telefon dhe të kërkonte ndihmë nga e bija.
Gjykatësi i këtij rasti tha se fakti që viktima është nëna e sulmuesit e bën situatën diçka të pashembullt gjatë tërë karrierës së tij.
Sipas vendimit të gjykatës, i dënuari nuk ka të drejtë të kërkojë falje të dënimit para se t’i kalojë 15 vjet në burg. Me fjalë të tjera, atij mund t’i falen vetëm dy vjetët e fundit të dënimit, nëse kështu do të vendosë gjykata pas 15 vjetësh.
Dashamirës të kuzhinës italiane në Prishtinë, përgatituni për të shijuar pasta, pica dhe sallata të shijshme, pasi Vapiano është...