Ish deputeti i PD-së Xhemal Gjunkshi ka postuar në rrjetin social një video ku duket një radhë e madhe e një sërë të moshuarve që qëndojnë në pritje për të marrë pensionet e tyre në postë.
Ndryshe nga deklarimet e qeverisë se pensionet po dërgohen nëpër banesat e të moshuarve, demokrati shprehet se në realitet të moshuarit në Dibër po presin radhë të gjata për të marrë paratë.
STATUSI I DEPUTETIT:
Pensionistët në rradhë , rrëzojnë propagandën
e ndyrë Qeveritare !
Sikur të mos mjaftonte stresi dhe kufizimet nga koronavirusi , qytetarët e
Dibrës patën mangut edhe borën dhe temperaturat e ulëta të prillit .
Dibranët mezi dolën nga “karantina” 5 mujore e dimrit dhe menjëherë u
futën në karantinë nga pandemia e coëid19 .
Të pamundur presin qeverinë …qeverinë e rraskapitur nga korrupsioni e që është
dorëzuar përpara ;
Qytetarëve të pa punë
Të punësuarve në biznesin e vogël
Bujqve dhe fermerëve
Përpara të sëmurëve invalidë
Përpara pensionistëve
Prej tre ditësh pensionistët dalin e rrinë në sportelet e postës për të marrë
pensionet…
Dalin dhe rrezikojnë veten jo vetëm nga koronavirusi , por edhe nga gjobat .
Janë të detyruar të dalin vetë pasi , posta shqiptare nuk po jua dërgon në
shtëpi siç shohin në TEATRIN QEVERITAR në ekrana