Demokracia studentore kërkon nga UP-ja që t’i suspendojë të gjithë profesorët që kanë aktakuza


Gazeta Express
8 Korrik 2019 13:16

Organizata studentore, Demkracia e Re, ka kërkuar që organet e larta të Universitetit të Prishtinës, t’i suspendojnë të gjithë profesorët të cilët momentalisht janë nën hetime.

Kjo organizatë, kërkon nga menaxhmenti i UP-së që ta hartoj një draft rregullore e cila do ti suspendonte profesorët që kanë probleme me ligjin, profesorët që janë duke u hetuar dhe kanë aktakuza të ngritura nga prokuroria e shtetit për vepra të ndryshme!

Demokracia Studentore gjatë një hulumtimi që e ka kryer në Universitetin e Prishtinës, ka identifikuar që një numër i profesorëve kanë aktakuza të ngritura nga prokuroria e shtetit për vepra të ndryshme penale, që kanë të bëjnë me keqpërdorim të detyrës zyrtare, ngacmime seksuale etj. kjo do të vlente edhe për profesorët qe janë të kyçur ne politik dhe kanë aktakuza që nuk kane te bëjnë me universitetin e Prishtinës dhe deri në lirimin e të gjitha aktakuzave këta profesor nuk duhet të ligjërojnë në UP!

Mexhid Ramusa nga Demokracia Studentore tha se “kjo draft rregullore do ti kontribuonte pozitivisht universitetit  në cilësi dhe etik, ne si organizatë do ta dorëzojmë kërkesën në rektorat pasi që kjo është përkrahur edhe nga organizatat tjera dhe nga studentet e universitetit të Prishtinës”. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart