Demokracia e Re nuk mbështet hapjen e pikave të reja kufitare mes Maqedonisë dhe Greqisë


Gazeta Express
14 Maj 2019 16:00

“Nuk do t’i mbështesim ligjet, për shkak se nuk mund do të jemi pjesë e kësaj loje të qeverisë”, tha Jorgos Kumucakos, deputet i Demokracisë së Re, i cili është raportues për projekt ligjet që dalin nga dy marrëveshjet e nënshkruara në Shkup për hapje të vendkalimeve të reja kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë tek vendet Majden dhe Markova noga.

Kumucakos i sqaroi shkaqet pse ata si parti do të votojnë kundër. Debatin e ndërlidhi me zgjedhjet e reja evropiane, duke thënë se qeveria për qëllime të brendshme i miraton ligjet 10 ditë para zgjedhjeve dhe shtoi se “koha është dinake dhe plani është i zymtë”.

“I aprovoni për shkak se mendoni se do të na robëroni”, tha Kumucakos duke iu drejtuar qeverisë.

Kumucakos i dërgoi mesazh Shkupit që të mos jetë bashkëlojtare në lojën e Qeverisë greke, që nuk i përket marrëdhënieve dypalëshe. 

Te fundit


Kthehu lart