Dëmet nga tërmeti, edhe sot vijon shembja e pallateve me eksploziv, në Lezhë miratohet bonusi i qirave - Gazeta Express
string(100) "demet-nga-termeti-edhe-sot-vijon-shembja-e-pallateve-me-eksploziv-ne-lezhe-miratohet-bonusi-i-qirave"

Dëmet nga tërmeti, edhe sot vijon shembja e pallateve me eksploziv, në Lezhë miratohet bonusi i qirave

Gazeta Express

08/12/2019 12:04

Do të vijojë edhe ditën e sotme shembja me eksploziv, shpërthim të kontrolluar e ndërtesave që janë shkatërruar nga tërmeti, të vlerësuara nga ekspertët si të pabanueshme.

Sot në orë 13:00 pritet që të shembet pallati 5-katësh në zonën e Durrësit nga IKMT-ja.

Lexo Edhe:

Në ditët e fundit janë shembur disa banesa me shpërthim të kontrolluar në qytetin bregdetar, ndërsa do të vijojnë edhe në Tiranë te godinat që janë shpallur të pabanueshme.

Ndërkohë Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Lezhës ka miratuar pagesën e plotë të qirasë për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Këshilli Bashkiak i Lezhës vendosi:

  1. Përfitojnë pagesën e plotë të qirasë për një periudhë 1-vjeçare, sipas vlerës së tregut të lirë, të gjitha familjet, banesat e të cilave janë dëmtuar si rezultat i tërmetit të datës 26.11.2019 dhe nga akt konstatimet e hartuara nga grupet e inxhinierëve të inspektimit është arritur në konkluzionet për evakuimin e tyre nga këto banesa.
  2. Vlera e pagesës së qirasë mujore është në masën 100% të vlerës së qirasë, sipas përcaktimit të bërë në pikën 3 të këtij vendimi.
  3. Vlera e pagesës së apartamentit është sipas vlerës së qirasë së tregut të lirë sipas strukturave përkatëse të apartamenteve:
    a) Qiraja për strukturën e apartamentit për 1+1 është 10.000 lekë
    b) Qiraja për strukturën e apartamentit për 2+1 është 14.000 lekë
    c) Qiraja për strukturën e apartamentit për 3+1 është 18.000 lekë
  4. Familjet që aplikojnë për përfitimin e pagesës së qirasë sipas këtij vendimi duhet të depozitojnë pranë Zyrës së një ndalesë në Bashkinë e Lezhës, dokumentacionin:
    a) Formularin e aplikimit, i cili gjendet pranë Bashkisë Lezhë sipas formatit të bashkëlidhur të këtij vendimi
    b) Akti i konstatimit të gjendjes fizike të objektit