Dëmet nga breshri, Presidenti: S'është aspak e lehtë të merresh me bujqësi - Gazeta Express
string(72) "demet-nga-bresheri-presidenti-seshte-aspak-e-lehte-te-merresh-me-bujqesi"

Gazeta Express

05/08/2020 16:06

Dëmet nga breshri, Presidenti: S’është aspak e lehtë të merresh me bujqësi

Gazeta Express

05/08/2020 16:06

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është shumë e dhimbshme të shohësh se sa është dëmtuar puna e bujqve pas breshrit dhe rrebesheve të shiut në vend, raporton Express.

Sipas tij, Kosova duhet të bëjë më shumë për bujqit dhe bujqësinë.

Lexo Edhe:

“Nuk është aspak e lehtë të merresh me bujqësi, veçanërisht pasi rreziku nga fatkeqësitë natyrore i kanoset gjithnjë sektorit. Një dëm sezonal, bujqve tanë shpeshherë ua bënë të pamundur mbijetesën biznesore apo edhe punimin e tokës së tyre në sezonin e ardhshëm. Prandaj, Kosova duhet të bëjë më shumë për bujqit dhe bujqësinë. Duhet të bëjë më shumë për njerëzit tanë të vyeshëm dhe për këtë sektor jetik për ekonominë tone”, ka shkruar Thaçi. /Gazeta Express