Dembele rikthehet në stërvitje te Barcelona, zbulohet se kur do të jetë sërish i gatshëm për të luajtur - Gazeta Express
string(102) "dembele-rikthehet-ne-stervitje-te-barcelona-zbulohet-se-kur-do-te-jete-serish-i-gatshem-per-te-luajtur"

Sport

Gazeta Express

26/03/2023 23:24

Dembele rikthehet në stërvitje te Barcelona, zbulohet se kur do të jetë sërish i gatshëm për të luajtur

Sport

Gazeta Express

26/03/2023 23:24

Ousmane Dembele është rikthyer së fundmi në stërvitje, teksa po vazhdon me fazën e rikuperimit nga lëndimi.

Sulmuesi francez nuk është paraqitur në ndonjë ndeshje që nga 29 janari i këtij viti, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pavarësisht se Xavi më herët pranoi se nuk ka vendosur ndonjë afat kohor për rikthimin e tij, pasi nga klubi duan t’ia lehtësojnë fazën e rikuperimit, Dembele tani duket gjithnjë e më afër rikthimit në fushën e gjelbër.

Sipas “Marca”, 25-vjeçari pritet të jetë gati për të luajtur në gjysmë të muajit të ardhshëm.

Ndeshja kundër Atletico Madridit, më 23 prill, shihet si data më e mundshme për të parë Dembelen sërish në aksion. /Gazeta Express/