Sulmuesi francez është njëri prej objektivave kryesorë të “Djajve të Kuq” për sezonin që vjen
Sulmuesi i Lyonit, Moussa Dembele dëshiron t’i bashkohet Manchester Unitedit gjatë verës që vjen.
Klubi francez e vlerëson 23 vjeçarin afro 100 milionë euro, shkruan Gazeta Express.
Mirëpo, mediumi “Sky Sports” shkruan se “Djajtë e Kuq” mund ta blejnë sulmuesin e rrezikshëm për një shifër më të ulët parash.
United janë në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm, ndërsa Dembele është njëri prej objektivave kryesorë. /Gazeta Express/