Dembele i përgjigjet ofertës së Manchester Unitedit - Gazeta Express
string(51) "dembele-i-pergjigjet-ofertes-se-manchester-unitedit"

Gazeta Express

30/09/2020 8:36

Dembele i përgjigjet ofertës së Manchester Unitedit

Gazeta Express

30/09/2020 8:36

Ousmane Dembele e ka hedhur poshtë një ofertë nga Manchester Unitedi, për siç thuhet arsye se dëshiron të qëndrojë në Barcelonë.

Anësori francez Dembele është plotësisht i përqendruar dhe përkushtuar ta vazhdojë karrierën në Camp Nou, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Për këtë arsye ai e ka refuzuar një ofertë nga gjiganti i Premierligës Manchester United, sipas Inside Football.

Thuhet se Unitedi i kishte ofruar rreth 60 milionë euro për francezin dhe se Barcelona e kishte pranuar ofertën.

Barça është e hapur ta shesë 22-vjeçarin, për shkak se do ta përforcojë sulmin me anësorin e Lyonit, Memphis Depay. /Gazeta Express/