Dembele i përgjigjet Juventusit - Gazeta Express
string(31) "dembele-i-pergjigjet-juventusit"

Dembele i përgjigjet Juventusit

Gazeta Express

04/06/2020 8:21

Ousmane Dembele nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona, pavarësisht ofertës së Juventusit.

Anësori 23-vjeçar iu bashkua Barçës nga Borussia Dortmundi për një shumë marramendëse prej 125 milionë euro në verën e vitit 2017, por këtë sezon i ka bërë vetëm nëntë paraqitje duke e shënuar një gol, për shkak të lëndimeve, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Dembele është përmendur si pjesë e mundshme e një marrëveshje shkëmbimi për sjelljen e Miralem Pjanicit në Barcelonë, pasi Arthur Melo refuzoi të ishte pjesë e saj.

Por, sipas gazetës franceze L’Equipe, Dembele ka bërë të ditur përmes menaxherit të vet se nuk e mendon largimin nga Barcelona këtë verë.

Ky është lojtar i dytë që po refuzon t’i bashkohet Juves si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit për Pjanic./Gazeta Express/