Dembele, Coutinho, Griezmann – i kushtuan Barçës 425 milionë euro, por do të largohen! - Gazeta Express
string(80) "dembele-coutinho-griezmann-i-kushtuan-barces-425-milione-euro-por-do-te-largohen"

Dembele, Coutinho, Griezmann – i kushtuan Barçës 425 milionë euro, por do të largohen!

Gazeta Express

25/05/2020 20:00

Futbollistët në të cilët Barça ka besuar shumë dhe ka investuar më së shumti në histori të klubit, do të largohen.

Philippe Coutinho (120 milionë + 40), Ousmane Dembele (120 + 25 milionë) dhe Antoine Griezmann (120 milionë euro), janë futbollistët më të shtrenjtë në histori të Barcelonës.

Lexo Edhe:

Por, çuditërisht, asnjëri nga ta nuk e ka vendin e sigurt te Barça.

Coutinho tashmë është me një këmbë jashtë, pasi është huazuar te Bayerni në Gjermani, Dembele më shumë po qëndron në infermieri sesa në fushë kurse Griezmann thjesht s’po e gjen veten te Barça.

Me një fjalë, 425 milionë eurot e shpenzuara ndër vite nuk po i kryen punë Barcelonës që është akuzuar për keq menaxhim dhe kështu, për t’i kthyer gjërat në vend, Barcelona ia ka vënë syrin Lautaro Martinezit dhe Neymarit, dyshja që do t’i zëvendësojnë treshen në “Camp Nou”. /Gazeta Express/