Deliu, Bislimit: Ne po ua votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, ju dilni me video të turpshme - Gazeta Express
string(88) "deliu-bislimit-ne-po-ua-votojme-marreveshjet-nderkombetare-ju-dilni-me-video-te-turpshme"

Lajme

Gazeta Express

05/10/2022 13:52

Deliu, Bislimit: Ne po ua votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, ju dilni me video të turpshme

Lajme

Gazeta Express

05/10/2022 13:52

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, në Komisionin për Integrime Europiane ku po raporton zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se është e turpshme publikimi i një videoje nga Lëvizja Vetëvendosje që akuzon opozitën si shkatërruese e shtetit në kohën kur opozita po i voton marrëveshjet ndërkombëtare.

Ajo i tha Bislimit që Qeveria të kthehet nga vetja dhe të angazhohet për punë më të madhe meqë, sipas saj, progresi është i paktë.

Lexo Edhe:

“Ishte e turpshme, video skandaloze që partia që e ka gjithë mekanizmit e udhëheqjes shtetërore, ta bëjë në kohën kur e ka krejt mundësinë e qeverisjes dhe s’po e pengon askush. As opozita s’po ju pengon, as sot për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”, tha Deliu.

Ajo tha se ka shkuar në Komision për të treguar qëndrimin që kanë karshi ligjeve që e afrojnë Kosovën në proceset për anëtarësim.

“Unë kam ardhur sot që t’i votoj të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë marrëveshjen me Dukatën e Luksemburgut dhe tri marrëveshje që lidhen me procesin e përafrimit tonë edhe me MSA-në edhe për fondet e paraanëtarësimit, sepse konsideroj që interesi nacional duhet të na bëjë bashkë pozitë dhe opozitë, sidomos tash kur ka pritje serioze që Kosova më në fund po hyn në fazën e procesit të liberalizimit të vizave”.

Deliu tha se qytetarët e Kosovës e dinë sa punë është bërë për këtë çështje dhe pse pa të drejtë Kosova ka ngelur kaq vite pa finalizimin e këtij procesi.

“Ka pasë një angazhim serioz nga të gjitha qeveritë që e kanë pasë pushtetin. Kam ardhur zëvendëskryeministër edhe për t’ju thënë që nuk jemi ne pengues të shtetit dhe sidomos kur thirrjet tuaja janë që të votohen ligjet e kërkesat tuaja janë që deputetët janë të miratojnë ligje që e përafrojnë Kosovën në procese të anëtarësimit. Të jeni të vetëdijshëm që partia që udhëheq sot me vendin për shkak të paaftësisë së saj, s’do të ishte e ndershme zotëri Bislimi që edhe pas dy viteve punë të kthejë gishtin kah opozita”./Gazeta Express/