Delegatët e bojkotojnë Kuvendin e Federatës së Atletikës, akuzojnë Sylejmanin për autokraci


Gazeta Express
19 Maj 2019 11:16

Ka dështuar Kuvendi i Federatës së Atletikës së Kosovës i paraparë të mbahej sot, pasi u bojkotua nga delegatët e vet, të cilët e akuzojnë kryetarin e federatës, Halil Sylejmanin, për udhëheqje autokrate.

Kuvendi është bojkotuar nga më shumë se gjysma e delegatëve më të drejtë vote, për shkak të pakënaqësive të tyre me mënyrën sesi kryetrari Halil Sylejmani e ka udhëhequr Federatës së Atletikës së Kosovës (FAK), raporton Gazeta Express.

“Njoftojmë se ka dështuar kuvendi i punës i Federatës Atletike të Kosovës që ishte i paraparë të mbahej sot me: 18.05.2019 në hotel Sirius prej orës 16:00”, thuhet në njoftim FAK-ut.

Ata kanë hedhur akuza të rënda ndaj Sylejmanit, duke shprehur po ashtu pakënaqësinë se ai nuk i përfill mendimet dhe vendimet e kryesisë së federatës dhe selektorëve.

Nga 26 delegat me të drejtë vote sa i ka ky kuvend, vetëm 10 kanë qenë të pranishëm në takim, prandaj edhe ka dështuar mbajtja e tij.

“Arsyetimet e delegatëve që e bojkotuan kuvendin e punës janë: 1. Udhëheqja autokrate e Federatës nga kryetari Halil Sylejmani 2. Mospërfillja e mendimeve dhe vendimeve të kryesisë se Federatës dhe selektorëve 3. Zbehja e imazhit të Federatës tek institucionet sportive vendore dhe ndërkombëtare 4.Bashkëpunimi i dobët me media Njoftimit i bashkëngjisim listën e nënshkrimeve të delegatëve me te drejtë vote ku nga kjo listë prezent ishin 10 delegatë nga 26 me të drejtë vote”, thuhet tutje në njoftim. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart