Marrëveshja e Washingtonit, delegacioni amerikan prej 15 anëtarësh zbarkon në KEK - Gazeta Express
string(79) "marreveshja-e-washingtonit-delegacioni-amerikan-prej-15-antaresh-zbarkon-ne-kek"

Marrëveshja e Washingtonit, delegacioni amerikan prej 15 anëtarësh zbarkon në KEK

Gazeta Express

21/10/2020 13:11

Një delegacion i lartë nga Departamenti Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vizitoi Korporatën Energjetike të Kosovës.

Delegacioni 15 anëtarësh i udhëhequr nga Matthew Zais, zëvendësndihmës i Sekretarit Kryesor të Departamentit të Energjisë, është pritur dhe shoqëruar nga Luigj Imeri, u.d. Kryeshefit Ekzekutiv se bashku me menaxhmentin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Lexo Edhe:

Imeri informoi delegacionin rreth proceseve nëpër të cilat po kalon KEK-u, aktiviteteve, investimeve dhe rezultateve të arritura operuese dhe mjedisore përkundër sfidave të moshës së termocentraleve.

Gjatë vizitës në Termocentralet “Kosovën A” dhe “Kosova B” delegacioni u njoftua me punët dhe aktivitetet të cilat janë duke u bërë, rezultatet të cilat janë arritur në ngritjen e besueshmërisë dhe stabilitetin e prodhimit të energjisë si dhe përmirësimet mjedisore të bëra duke pasur si objektiva kryesore sigurinë energjetike të vendit dhe mbrojtjen e mjedisit.