Del video, pasi grabiti farmacinë me pistoletë lodër, largohet i qetë - Gazeta Express
string(67) "del-video-pasi-grabiti-farmacine-me-pistolete-loder-largohet-i-qete"

Shqiperi

Gazeta Express

26/01/2021 22:21

Del video, pasi grabiti farmacinë me pistoletë lodër, largohet i qetë

Shqiperi

Gazeta Express

26/01/2021 22:21

Publikohet video e momentit kur largohet grabitësi pasi hyri me pistoletë lodër dhe grabiti xhiron ditore të farmacisë tek shkolla ”Sami Frashëri” në Tiranë.

Autori i veshur sportiv me bluzë gri dhe maskë të zezë largohet shumë i qetë, pa nxituar. Ai kërcënoi punonjësen e farmacisë duke i marrë një sasi të konsiderueshme lekësh.

Lexo Edhe:

Dyshohet se autori është i njëjti person që kreu dhe grabitjen në rrugën “Bardhyl” të Kredo.al dhe grabitjen e një farmacie tjetër në rrugën “Zhan D’ark”, ngjarje të ndodhura më 23 dhe 21 janar të këtij muaji.