Del video, ja momenti kur qëllohet me armë zjarri ndaj hotelit në Tushemisht - Gazeta Express
string(75) "del-video-ja-momenti-kur-qellohet-me-arme-zjarri-ndaj-hotelit-ne-tushemisht"

Del video, ja momenti kur qëllohet me armë zjarri ndaj hotelit në Tushemisht

Gazeta Express

12/08/2020 11:55

Një tjetër video është publikuar për sulmin me armë zjarri të ndodhur në hotel “Voloreka” në Tushemisht.

Gjatë sulmit nuk pati të lënduar në njerëz.

Lexo Edhe:

Ndërkohë nga Uniformat blu janë vënë në pranga: Ilir Berberi 52 vjeç, Ilir Meçolli 22 vjeç, Ardian Xhuti 29 vjeç dhe Elvir Haxhia 32 vjeç.

Sipas policisë Ilir Berberi është organizatori i këtyre ngjarjeve, një person me precedent të theksuar kriminal.

Prej disa ditësh ai ishte i fshehur në një çadër në pyllin e fshatit Vërdovë.

Ndërkohë dy ditë më parë u vu në pranga Mariglen Topuzi.