Del nga shtrati lumi Ishëm, përmbyten gjatë natës disa fshatra në Fushë-Krujë - Gazeta Express
string(76) "del-nga-shtrati-lumi-ishem-permbyten-gjate-nates-disa-fshatra-ne-fushe-kruje"

Del nga shtrati lumi Ishëm, përmbyten gjatë natës disa fshatra në Fushë-Krujë

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2021 9:05

Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit.

Shtimi i reshje ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në disa fshatra të Fushë-Krujës.

Lexo Edhe:

Raportohet se përmbytje ka pasur në fshatin Bilaj, Mallkuç dhe Murqinë.

Reshjet e vazhdueshme të shiut të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje edhe në Kurbin. Në fshatin Gjorem, sipërfaqe të tokave bujqësore ndodhen nën ujë.