Del nga dera e pasme e PS për t'ju shmangur pyetjeve për Ndraghetën, por harron biçikletën tek selia - Gazeta Express
string(98) "del-nga-dera-e-pasme-e-ps-per-tju-shmangur-pyetjeve-per-ndragheten-por-harron-bicikleten-tek-selia"

Del nga dera e pasme e PS për t’ju shmangur pyetjeve për Ndraghetën, por harron biçikletën tek selia

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2021 19:55

Edhe Rama edhe Erion Veliaj kanë refuzuar t’u përgjigjen sot gazetarëve që qëndronin tek hyrja e selisë së PS, për skandalin e përgjimeve të antimafias italiane nga frika se po u prononcuan para kohe, dosja ende e pazbardhur mund t’iu hapë problem. Ata

Por nëse kryeministiri është larguar duke belbëzur vetëm “çfarë pyetje keni?- ndaj një kërkese të Muhamed Veliut, Erion Veliaj, si gjithmonë ka ditur të jetë më qesharak. Ai ka vajtur në selinë e PS-së me biçikletë, por nga frika se duhet të japë një prononcim për gazetarët, kur ka dalë ka zgjedhur derën e pasme. Biçikletën e ka harruar tek dera e PS-së. Dhe sikurse ka publikuar më pas në facebook gazetarja Ambrozia Meta, që gjendej aty, biçikletën ka ardhur ta marrë më pas një punonjës i bashkisë. Gjithsesi deri më tani kryebashkiaku ia ka arritur t’u shpëtojë mikrofonave për skandalin e 20% të lejeve të Ndraghetës.

Lexo Edhe: