Del fotoja, Liberta Spahiu në moshën 15 vjeçare para famës krahë modeleve të njohura kosovare - Gazeta Express
string(92) "del-fotoja-liberta-spahiu-ne-moshen-15-vjecare-para-fames-krahe-modeleve-te-njohura-kosovare"

Del fotoja, Liberta Spahiu në moshën 15 vjeçare para famës krahë modeleve të njohura kosovare

Gazeta Express

20/01/2020 14:56

Një fotografi nga viti 2000 shfaq disa nga modelet më të njohura kosovare në një pozë.

Ato kanë postuar për një ballinë të një reviste me emrin ‘Jeta’, ndërsa data e kësaj reviste tregon 10 qershorin e vitit 2000.

Lexo Edhe:

Në foton e realizuar nga Eliza Hoxha, shihen disa nga modelet më të njohura të kohës së atëhershme.

Aty vërehen atëherë modelja, tani aktorja Yllka Gashi, gjithashtu modelja e tani këngëtarja Drenusha Latifi, dhe dy modelet tjera me emrat Tetida dhe Edona, e gjithashtu edhe moderatorja e njohur, Liberta Spahiu, shkruan Gazeta Express.

Liberta bie në sy pasi ajo në këtë foto shihet në moshë shumë të re, në fillimet e karrierës së saj dhe duket shumë ndryshe nga ajo që është sot.

Në një fustan të kaltër dhe fytyrën e trupin aspak si e shohim sot, Liberta pozon në skaj krah kolegeve të saj.

Sot Liberta njihet si një femër shumë sensuale me veshje dhe poza gjithmonë shumë ekstravagante, e me disa modifikime që e kanë bërë atë një super-femër.

Ndërsa Yllka Gashi tashmë është nënë e një vajze dhe po jeton me familjen e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe po vazhdon karrierën në aktrim./Gazeta Express/