Del fotografia e të arrestuarit Z.R., i dyshuar se organizoi transportin e vrasësit të policit - Gazeta Express
string(92) "del-fotografia-e-te-arrestuarit-z-r-i-dyshuar-se-organizoi-transportin-e-vrasesit-te-policit"

Lajme

Gazeta Express

18/07/2024 16:18

Del fotografia e të arrestuarit Z.R., i dyshuar se organizoi transportin e vrasësit të policit

Lajme

Gazeta Express

18/07/2024 16:18

Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq tha se një i dyshuar është arrestuar në Bijeljina për transportimin nga Presheva në Loznicë të vrasësit të policit serb.

“Z.R. (1985) është arrestuar në Bijelinë pasdite, në bashkëpunim me Policinë e Republikës Srpska, i cili dyshohet se ka organizuar transportin e vrasësit nga Presheva për në Loznicë. Po ashtu edhe gruaja e tij I.R. është arrestuar si bashkëpunëtore në Mlladenoc”, tha Daçiq.

Sipas mediumit serb “Novosti” i dyshuari i arrestuar ka pasur letërnjoftim fals të Banja Llukës.

Tashmë është publikuar fotografia e tij.