Dekreti i ri nga Meta për datën e zgjedhjeve? Paskal Milo flet pas takimit


load
Gazeta Express
27 Qershor 2019 13:29

Kreu i Partisë Demokraciasociale Paskal Milo, pas takimit me Presidentin Meta deklaroi se nevojitet urgjentisht gjetja e një zgjidhje për të kapërcyer krizën që rrezikon të ardhmen evropiane të vendit.

“Ndamë të njëjtat shqetësime për të gjetur rrugët dhe mundësitë sesi Shqipëria duhet ta kapërcejë këtë krizë që rrezikon të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Jemi në proces dhe besoj se të gjithë aktorët politikë duhet të jenë në proces.

Partia Demokracia Sociale është e hapur të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjes së krizës që për fat të keq po thellohet nëse nuk merren masa urgjente për ta kapërcyer”, tha Milo.

Rama nuk i është përgjigjur ftesës?

Është çështje e kryetarit të PS. Demokracia Sociale respekton institucionin e zgjedhjeve dhe Presidentin. Shqetësimi ynë është të gjendet rruga më e mirë, duke lënë mënjanë të gjitha insinuatat dhe të ulen palët për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë që të jetë e mundur.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart