Deklarohet Koeman, pas disfatës së Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës - Gazeta Express
string(79) "deklarohet-koeman-pas-disfates-se-barcelones-ne-finalen-e-superkupes-se-spanjes"

Deklarohet Koeman, pas disfatës së Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës

Futboll

Gazeta Express

18/01/2021 8:28

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka këmbëngulur se disfata e katalonasve 3:2 në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Club nuk ishte hap mbrapa për skuadrën e tij.

Oscar de Marcos, Asier Villalibre dhe Inaki Williams shënuan për t’ia siguruar Athleticos trofeun e parë që prej sezonit 2015/16, të dielën në Sevillë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Skuadra e Ronald Koeman – i cili po e kërkonte trofeun e parë me Barcelonën që prej se e mori drejtimin e skuadrës verën e kaluar – e pati dy herë epërsinë në dorë falë golave nga Antoine Griezmann, por dështoi ta mbante.

Kur Barça u duk tashmë e mposhtur në çastet e fundit të kohës shtesë, Lionel Messi u ndëshkua me karton të kuq pasi e goditi Villalibren dhe Koeman u pyet për referimin në përgjithësi në këtë finale.

“Më mirë të mos flas”, tha Koeman i pyetur për referimin.

“Nëse e bëj, vetëm i përsëris gjërat dhe nuk më pëlqen ta bëj këtë. Nuk jap mendim dot. E kuptoj çfarë bëri Messi. Por sa shumë ndërhyrje të palejuara bënë ata kundër Messit. Ai përpiqej të driblonte por e faulllonin”, shtoi ai.

Trajneri holandez kishte thënë para ndeshjes se fitimi i një trofeu do të ishte hap i mirë përpara për zhvillimin e Barcelonës.

“Nuk është hap mbrapa”, theksoi ai për humbjen kundër Athletic.

“Trofeu tregon se je në rrugën e duhur. Por ne do të tregojmë se ende jemi në rrugën e duhur. Bëmë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje”, shtoi ai. /Gazeta Express/