Deklaratë pas takimit LDK – VV, dakordohen rreth parimeve për marrëveshjen e koalicionit


Gazeta Express
18 Tetor 2019 14:50

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja kanë dhënë detaje nga takimi që kanë mbajtur me grupet punuese për harmonizim të programeve, shkruan Gazeta Express.

Përmes një deklarate të përbashkët për media, është bërë e ditur se janë dakorduar për përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

“Në vazhdimësi të takimit të dy liderëve të LDK-së dhe LVV-së, sot në Selinë e LDK-së është mbajtur takimi i grupeve punuese lidhur me marrëveshjen e koalicionit qeverisës. Dy grupet punuese u dakorduan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje”, shkruhet në njoftim.

Tutje, thuhet se në takim u shqyrtuan temat kryesore politike për reformat kyçe sektoriale të cilat e presin qeverinë e re.

“Në takim u shqyrtuan temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re. Palët u dakorduan për intensifikimin e takimeve dhe që takimi i radhës të mbahet të mërkurën nga ora 15:00 për të konkretizuar diskutimet e sotme”, shkruhet në njoftim. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart