Deklarata spektakolare e Vojvodës: “10 sekonda me të hupë përqëndrimi, e han përmas”


Gazeta Express
21 Mars 2019 21:35

Mergim Vojvoda, që shkëlqeu sot në ndeshjen kundër Danimarkës, tha se me këtë ndeshje iu kanë dëshmuar botës se Kosova mund t’ia vështirojë punën edhe kombëtare më të mëdha. Ai pati edhe një shpjegim për marrjen e golit të fundit nga kombëtarja daneze.

Vojvoda ka thënë se ishte dëshpëruese që të barazojnë marrë parasysh se Kosova ishte në avantazh, shkruan Gazeta Expres.

“Kryesorja sot ka qenë me iu tregu krejt  botës që edhe me kombëtare të mëdha mund të luajmë shumë mirë”, ka thënë Vojvoda.

Ndërsa, ai tregoi edhe cka ndodh nëse skuadrat shpërqëndrohen kur luajnë kundër kombëtarëve të mëdha si Danimarka.

Ka qenë dëshpërim pak se e morëm golin në minutat e fundit, por kundër këtyre kombëtareve të mëdha, 10 sekonda me të hupë koncetrimi e hanë përmas, në kuptimin e lojës”, ka thënë Vojvoda pas ndeshjes, duke bërë të qeshin të gjithë analistët e sportit që po e intervistonin. /Express/

Te fundit


Kthehu lart