Deklarata shokuese: John Travolta kërkoi të ringjallte të birin me ndihmën e Kishës Shkencologjike


Gazeta Express
12 Korrik 2019 10:53

Sam Domingo, ish bashkëshortja e tenorit me famë botëtore Placido Domingo, ka bërë disa deklarata shokuese mbi Kishën Shkencologjike dhe disa yje që janë ndjekës të saj.

Sam ka qenë për 22 vjet pjesë e kësaj kishe.

Ajo deklaroi se ylli hollivudian John Travolta ka tentuar të rikthejë në jetë të birin e tij.

51 vjecarja rrëfen se fillimisht John ishte përpjekur dëshpërimisht ta shpëtonte djalin e tij 16 vjecar, Jett, në kohën që gjendeshin në autoambulancë gjatë rrugës në spital, pasi adoleshenti kishte kaluar një krizë të rëndë epilepsie.

Pastaj, ka kryer një ritual për rikthimin e tij në jetë.

“Shkencologët besojnë se shpirti Thetan nuk e zgjedh një trup përvecse në lindje.

Ata mendojnë se kur njeriu vdes, shpirti Thetan mund të dalë e të kërkojë një trup tjetër, dhe ta vazhdojë udhëtimin që ndërpreu“, thotë ajo.

Sam shpjegoi se e shoqja e John-it, Kelly Preston, mbeti shtatzënë disa muaj më vonë dhe mendoi se tek djali i tyre i vogël Ben, ka hyrë pikërisht shpirti i Jett-it.

Kisha Shkencologjike është një sekt i dyshimtë dhe nga shumë konsiderohet edhe si satanist, por në të bëjnë pjesë njerëz të famshëm në Amerikë dhe pasanikë, mes të cilëve kryesori është aktori Tom Cruise, i cili është ndarë nga dy gratë e fundit, pikërisht për shkak të kushtëzimeve të kësaj kishe.

Prej 6 vitesh, ylli i “ Mission Impossible“ nuk ka asnjë kontakt me të bijën 12 vjecare, Suri, vajza e vetme biologjike e aktorit ( Tom ka dhe dy fëmijë të adoptuar me Nicole Kidman).

Shkaku që Tom është shkëputur nga Suri, është besimi i tij tek Shkencologjia.

Krerët e kishës, thotë revista Star, e kanë ndaluar të shohë fëmijën, pasi ajo nuk ndjek rrugën e tyre, dhe ai nuk e ka kundërshtuar këtë vendim, ndonese sipas një personi të afërt, nuk e ka pasur të lehtë ta vërë atë në jetë.

Vogëlushja ndërkohë jeton në Nju Jork dhe Los Angeles me të ëmën, Katie Holmes, e cila ka fituar kujdestarinë e plotë të saj.

Te fundit


Kthehu lart