Një situatë e tensionuar është krijuar në Ferma VIP, ku banorja Gresa ka shkaktuar reagime të forta pas një deklarate të drejtuar ndaj publikut.
Pas spektaklit të fundit, Gresa ka shpërthyer në një moment revolte, duke përdorur gjuhë fyese ndaj votuesve, çka ka nxitur kritika të shumta në rrjetet sociale dhe mediat rozë.
Reagimi i saj erdhi në kontekstin e zhvillimeve të fundit brenda shtëpisë, të cilat kanë shtuar tensionet mes banorëve.
Pakënaqësia e saj duket të jetë e lidhur me mbështetjen që publiku po i jep Mimoza, e cila sipas saj po favorizohet në votime dhe po fiton popullaritet të shtuar jashtë formatit.
Deklarata e Gresës është cilësuar nga teleshikuesit si e papërshtatshme dhe mungesë respekti ndaj publikut, duke e kthyer këtë episod në një nga temat më të diskutuara të ditës në mediat e argëtimit.
Ngjarja pritet të ndikojë në dinamikat e mëtejshme të lojës, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagime apo masa nga produksioni i spektaklit. /GazetaExpress/