Dekada e P.I.N.T, sukseset e pakrahasueshme të labelit në dhjetë vjetët e fundit - Gazeta Express
string(79) "dekada-e-p-i-n-t-sukseset-e-pakrahasueshme-te-labelit-ne-dhjete-vjetet-e-fundit"

Dekada e P.I.N.T, sukseset e pakrahasueshme të labelit në dhjetë vjetët e fundit

Flutura Deliu

10/12/2019 11:53

Gjithçka filloi në me një titull interesant të albumit të përbashkët që reperët më të veçantë të skenës së muzikës shqipe, Mc Kresha dhe Lyrical Son, vendosën ta bëjnë në vitin 2010.

“Për inati t’njoni-tjetrit”, përveç një emër interesant, vendosi në historinë e muzikës një gamë të madhe të hiteve, projekteve dhe inovacioneve në tregun e muzikës sonë.

Lexo Edhe:

Që nga publikimi i albumit ‘Për inati t’njoni tjetrit”, filloi një periudhë e re, duke u formuar kështu nga dyshja edhe labeli që mori inicialet e albumit, P.I.N.T, duke u bërë shtëpia e shumë albumeve, hiteve, bashkëpunimeve dhe talenteve të rinj të muzikës rap dhe hip-hop që sollën në tregun tonë, shkruan Gazeta Express.

Për inati t’njoni tjetrit Album Cover

Albumi padyshim që ishte ndër më të suksesshmit dhe më i kompletuar, si për nga ana e realizimit ashtu edhe nga ana e hiteve dhe mënyrës së publikimit, sidomos në kohën kur albumet veçse kishin filluar të shuhen në muzikën shqipe.

Kjo i ka shtyrë që ata të punojnë edhe më shumë në drejtimin e avancimit dhe sjelljes së risive në repin shqiptar.

MC Kresha & Lyrical Son – S’t’thirri n’Telefon

Më pas erdhën edhe albumet solo të artistëve, Kreshës dhe Lyrical Son, të cilët vetëm e fuqizuan emrin dhe labelin e tyre që tashmë kishin krijuar dhe rritën standardet në këngët dhe projektet që do të dilnin më pas.

E kjo jo vetëm tek artistët e PINT, por ndikimi u pa në përgjithësi në të gjithë muzikën dhe artistët e këtij zhanri.

Air Force One”, “Zimasamshevy” dhe “Emceeclopedy” janë albumet që ata kanë sjellë veçmas, por pa e ndalë asnjëherë bashkëpunimin, duke sjellë kështu shumë hite që mbetën si vulë në muzikë.

Albumet e publikuara nga Mc Kresha e Lyrical Son ndër vite

Albumi i dytë i përbashkët i tyre, “Rapsodët N’rap T’sotit” filloi një periudhë të re tek PINT dhe tek muzika shqiptare.

Ai pat suksese marramendëse në shitje dhe fansat po e dëgjonin pa e ndalur.

Këngët e këtij albumi u dëgjuan gjithandej që nga publikimi i tij, dhe arriti të radhitet në vend të dytë të “Billboard” për kategorinë e albumeve më të shitura në botë, “World Albums”.

“Rapsodët N’rap T’sotiti Album Cover

“Rapsodët N’rap T’sotit”, i publikuar në vitin 2016, njihet si albumi i parë shqiptar në treg botëror ka pasur sukses të madh, duke debutuar në pozitat e para në shumë tregje si atë të Gjermanisë, Zvicrës, Francës etj.

Në të PINT kishin ftuar edhe shumë reperë të mirënjohur të skenës sonë, duke sjellë hite si “Hip-Hop” me Ledri Vulën, “Thirri krejt shoqet” me KeepMan, “Po sillna” me Noizyn dhe “Nuk o faji jem” me Vig Poppa.

Mc Kresha & Lyrical Son – Thirri Krejt Shoqet feat. Keepman

E në pauzën prej tre vjetëve pa album, PINT filluan të zgjerojnë labelin e tyre me artistë të rinj e të talentuar, shkruan Gazeta Express.

Reperë të përzgjedhur nga Kresha dhe Lyrical për t’i bërë pjesë të shtëpisë së tyre, arritën të marrin vëmendje sidomos me aftësitë për ‘Freestyle’ nëpër emisione të ndryshe në Kosovë.

Lluni, Blleki, Semiautomatic, Kreshnique janë disa prej emrave që tashmë kishin hyrë në tregun muzikore e madje filluan të sjellin edhe hite.

I gjithë ky zgjerim solli edhe albumin e tretë të PINT, të shumëpriturin “United State of Albania”, i cili u publikua më 17 shkurt të 2019.

“United State of Albania” është një prodhimi producentëve super-profesionistë të PINT, Strike Beats dhe K-Master.

Në këtë album janë të përfshirë disa nga rap-artistat më të mirë të skenës shqiptare për momentin si Elinel, Ledri Vula, Lumi B dhe gjithashtu edhe disa nga anëtaret e rinj të PINT, pa munguar asnjëherë as Lav’da, i cili ka bërë shumë këngë të suksesshme me dyshen.

Ndikimi i albumit është vërejtur kur fansat kënduan njëzëri një prej këngëve, ‘Semafori’, në festivalin ‘SunnyHill’ gjatë verës së këtj viti, disa muaj pas daljes.

Megjithëse nuk ishte publikuar akoma në platformat ku mund të dëgjohej albumi falas, publiku i dinte këngët fjalë-për-fjalë.

Sunnyhill Festival 2019, Mc Kresha feat Lyricalson – SEMAFORI LIVE (FAN VIDEO)

PINT-at vitin dhe dekadën po e përmbyllin me këngë hite si “Private’ me Semiautomatic, “Pasite” me Taynan dhe “Thug Life” me Luar, ndër të tjera.

Gjatë dekadës tjetër presim të dëgjojmë edhe më shumë nga PINT dhe labeli i tyre i zgjeruar dhe me shumë talent./Gazeta Express/