Dehet me alkool, lezhjani qëllon me breshëri kallashnikovi, por e pëson keqazi


Gazeta Express
25 Qershor 2019 10:01

Policia e Lezhës vuri në pranga një person, i cili në gjendje të dehur qëlloi me armë zjarri në oborrin e banesës së tij.

49-vjeçari A. P., banues në fshatin Rraboshtë u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesë atij iu gjetën 2 armë zjarri automatike ( automatik  model MP-40  dhe Pushkë model 63), 35 fishekë, si dhe një granatë dore ofensive, që u sekuestruan nga policia.

“A.P.,  49 vjeç ,banues në fshatin Rraboshtë, nën efektin e alkoolit, në  oborrin e banesës së tij ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 3 gëzhoja në vendngjarje si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 2 armë zjarri automatike, ( automatik  model MP-40  dhe Pushkë model 63), 35 fishekë,si dhe një granatë dore ofensive,”-raporton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme  për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe  “Prishja e qetësisë publike”.

Te fundit


Kthehu lart