“Dëgjova të qarat”, tmerr në Greqi, 22-vjeçari shqiptar kthehet në hero, futet mes flakëve dhe shpëton nga vdekja fëmijën 1 vjeç - Gazeta Express
string(123) "degjova-te-qarat-tmerr-ne-greqi-22-vjecari-shqiptar-kthehet-ne-hero-futet-mes-flakeve-dhe-shpeton-nga-vdekja-femijen-1-vjec"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2023 17:15

“Dëgjova të qarat”, tmerr në Greqi, 22-vjeçari shqiptar kthehet në hero, futet mes flakëve dhe shpëton nga vdekja fëmijën 1 vjeç

Lajme

Gazeta Express

05/02/2023 17:15

Një 22-vjeçar shqiptar  ka shpëtuar nga flakët një fëmijë rreth 1 vjeç e gjysmë në Lamia, Greqi, pasi u fut në banesën e mbuluar nga zjarri dhe zori të voglin.

Dionysis Abdiais ka parë që banesa e fqinjëve të tij, ku jetonte një e moshuar me dy nipërit e mitur, është përfshirë nga flakët, ndërsa dëgjoheshin edhe thirrjet e tyre për ndihmë.

Lexo Edhe:

Pas kësaj i riu shqiptar ka rrezikuar jetën dhe është futur në ndihmë të fëmijës, duke e nxjerrë shëndoshë e mirë.

“Fëmija po qante… Menjëherë hodha xhaketën dhe i dhashë një goditje të fortë dritares së dhomës. Hyra brenda dhe mora foshnjën që ishte në flakë. Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Fatmirësisht fëmija ka shpëtuar dhe është mirë. Unë bëra atë që çdo njeri do të bënte nëse jeta e tij ishte në rrezik…” , tha 22-vjeçari, i cili është kthyer në heroi e ditës.