Dedikimi prekës i të sëmurit me kancer për mjekët e QKUK-së - Gazeta Express
string(58) "dedikimi-prekes-i-te-semurit-me-kancer-per-mjeket-e-qkukse"

Dedikimi prekës i të sëmurit me kancer për mjekët e QKUK-së

Gazeta Express

29/09/2020 7:11

Një pacient i sëmurë me kancer gjatë trajtimit në Klinikën e Onkologjisë i ka dedikuar një poezi stafit mjekësor.

Poezia e titulluar “Në Klinikën Onkologjike” është një falënderim i veçantë që pacienti Halil Beqaj ua ka bërë mjekëve dhe infermierëve të cilët janë kujdesur për të.

Lexo Edhe:

“Gjeta mjekë dhe infermierë, t’gatshëm për punë kurdoherë – Gjeta motra e vëlla, lum klinika që i ka! Si për këshilla, sugjerime, të kujdesshëm në shërbime – Dijen, shkencën i zbatojnë dhe moralin ia shtojnë – Për ushqim dhe kulturë n’kët’ nivel s’kam pa kurrë”, ka shkruar poeti e pacienti.

Drejtori i Klinikës Ilir Kurtishi e ka falënderuar Beqajn dhe i ka uruar shërim të shpejtë.