Dedikimi prekës i Adriana Matoshit për ditëlindjen e vajzës - Gazeta Express
string(59) "dedikimi-prekes-i-adriana-matoshit-per-ditelindjen-e-vajzes"

Rozë

Gazeta Express

27/01/2021 18:22

Dedikimi prekës i Adriana Matoshit për ditëlindjen e vajzës

Rozë

Gazeta Express

27/01/2021 18:22

Aktorja nga Gjilani, Adriana Matoshi, vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ndonëse ndan postime të ndryshme me fansat, ajo ditën e sotme (e martë) ka bërë një dedikim për vajzën e vogël të saj, Pinea, e cila feston ditëlindjen.

Lexo Edhe:

Artistja shqiptare ka hedhur një fotografi ku shfaqet përkrah saj, në të cilën po ashtu zgjodhi fjalët më prekëse për të bijën.

“Kur vjen në pyetje Pinea më ndalet fryma e më vjen një superfuqi. Gjithë jetën qofsha me të shty përpara çika jem e ëmbël. Gurit e drurit ka me i ra për me ta plotësuar secilën dëshirë që ti e ke. Të paça të shëndetshme e shumë të hareshme ty e vëllëzërit e motrën tënde bashkë me fëmijët e botës. Urime ditëlindjen zemra ime e diellit”, ka shkruar ajo në InstaStory.

Adriana ndërkaq është nënë e katër fëmijëve, të cilët i ndan me ish-bashkëshortin e saj, Albert Sylejmanin.

E njëjta muaj më parë ka zyrtarizuar lidhjen me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld.